Kurti nis fushatën: Qytetarët do të votojnë kundër politikave që kthejnë abuzimet me miliona euro

Kurti nis fushatën: Qytetarët do të votojnë kundër politikave që kthejnë abuzimet me miliona euro

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti përmes një video-mesazhi ka hapur fushatën elektorale për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Kurti ka thënë se qytetari i Kosovës më shumë se çdo kush tjetër e urren korrupsionin e shkaktuar nga politika, andaj beson se në zgjedhjet lokale do të votojnë, siç thotë ai, për projektin modernizues të ndershëm e humanist të kandidatëve që mbështet Lëvizja Vetëvendosje, e jo për politikat që kthejnë abuzimet me miliona euro dhe arrogancën e dhunën e pushtetarëve.


“Qytetari i Kosovës e urren korrupsionin politik. Më shumë e më parë se në cilindo nga vendet e tjera ballkanike qytetari i Kosovës e dënon politikën kur ajo e dobëson vendin tonë. Prandaj kam sigurinë së në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor qytetarët e Kosovës, kudo, do të votojnë për projektin modernizues të ndershëm e humanist të kandidatëve që mbështet Lëvizja Vetëvendosje, e jo për politikat që kthejnë abuzimet me miliona euro dhe arrogancën e dhunën e pushtetarëve”, ka thënë Kurti.

Kurti ka thënë se ashtu siç fituan me 14 shkurt në zgjedhjet e përgjithshme, do të fitojnë edhe në zgjedhjet lokale.

“Zgjedhjet nuk u shtyn përkundër rekomandimit të IKSHPK-së mbi rrezikun nga pandemia me variantin Delta të virusit Covid-19. Tash neve do të na duhet të marrim pjesë në zgjedhje dhe fitores së shkurtit në mbarë Republikën t’ia bashkëngjisim atë të tetorit komunë për komunë. Ndërkohë dhe tërë kohën, çdo kund dhe secili respektojmë masat dhe kriteret, vaksinohemi dhe mbrojmë e ruajmë njëri-tjetrin edhe veten”, ka thënë Kurti.

Lexo edhe

Video