Kurti ngushëllon familjen Zejnullahu

Kurti ngushëllon familjen Zejnullahu

Kryeministri Albin Kurti nëpërmjet një telegrami ka ngushëlluar familjen Zejnullahu, për ndarjen nga jeta të Sabit Zejnullahut.

“Jam thellësisht i pikëlluar nga lajmi për ndarjen nga jeta të bacës Sabit, babait të heroit të kombit, Hakif Zejnullahu”, thuhet në fillim të telegramit të ngushëllimit.


Kurti ka veçuar atdhedashurinë e Sabit Zejnullahut, e cila e mishëruar në prindin kombëtar i dha Kosovës një hero të kombit.

“Jeta dhe trashëgimia e tij janë mësim për gjenerata të tëra që vijnë”, ka shkruar kryeministri Kurti në letrën e ngushëllimit, teksa ka thënë se do ta kujtojnë përherë kontributin e tij për vendin dhe kombin.​

Sabit Zejnullahu, babai i heroit të kombit, Hakif Zejnullahut ka ndërruar jetë sot. Djali i tij, Hakifi u vra në një pritë të organizuar nga forcat serbe më 31 janar 1997 në  Pestovë të Vushtrrisë së bashku me Zahir Pajazitin dhe Edmond Hoxhën.

Lexo edhe

Video

error: