Kurti nga Abria e Epërme: E kemi obligim të angazhohemi për drejtësi për viktimat

Kurti nga Abria e Epërme: E kemi obligim të angazhohemi për drejtësi për viktimat

Në përvjetorin e 23-të të masakrës në familjen Deliu, në Abri të Epërme të Drenasit, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me nënkryetaren e Kuvendit, Saranda Bogujevci, dhe deputetë të Kuvendit, kanë vënë kurora të freskëta lulesh dhe kanë bërë homazhe para varreve të dëshmorëve.

 Pas homazheve kryeministri Kurti tha se emri i tyre nuk do të harrohet kurrë.


“Të gjithë këta dëshmorë e martirë neve na e kujtojnë e na e përkujtojnë se sa i madh ka qenë çmimi i çlirimit edhe i lirisë, që rrënjët e tyre i kanë në gjakun e të vrarëve tanë. As emri i tyre nuk do të harrohet kurrë e as gjaku i tyre nuk do të humb kurrë”, tha kryeministri.

Kryeministri tha se si krerë të institucioneve të Republikës e kanë për obligim që të angazhohemi me krejt çfarë munden e dinë për drejtësinë për ta, meqenëse as urdhërdhënësit e as ekzekutorët nuk janë ndëshkuar.

 “Në këto varre pushojnë të vrarët, që sipas datëlindjeve, kanë qenë foshnje 3 muajshe deri te pleq 93 vjeçar. Është dëshmi e gjenocidit serb në Kosovë që ka dashur ta shfaros popullin tonë nga trojet e veta autoktone. Bashkë me neve është edhe Mentori, i cili e mban mend masakrën e 26 shtatorit të vitit 1998 meqë në atë kohë ka qenë 9 vjeç dhe dy motrat e tij, 14 vjeçare dhe 16 vjeçare janë vrarë në atë masakër bashkë me babën e tij dhe axhën e tij”, tha kryeministri.

Lexo edhe

Video