Kurti mburret me punën dyvjeçare të qeverisjes së tij
Lexohet për: 1 min.
336057674_744064314115756_5621052761371100219_n
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është mburrur sot me punën dyvjeçare të qeverisjes së tij.

Në dyvjetorin e marrjes së detyrës, Kurti ka thënë se Kosova nën udhëheqjen e tij ka pasur ringjallje dhe rikthim.

Para kabinetit qeveritar të mërkurën, kryeministri Kurti ka renditur të gjtha sukseset që sipas tij, kanë ndodhur gjatë dy vjetëve.

"Rritja mesatare ekonomike në këto dy vite ka qenë 7 për qind. Për dy vite buxhetit të shtetit i janë shtuar mbi 700 milionë euro, këto pa ndryshim të politikave fiskale. Por, vetëm si rezultat i qeverisjes së mirë", është shprehur ai.

Kryeministri ka përmendur edhe sfidat, pandeminë Covid 19, krizën energjetike dhe luftën në Ukrainë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024