Kurti në SHBA u takua me drejtuesit e kompanisë UCX

Kurti në SHBA u takua me drejtuesit e kompanisë UCX

Në ditën e parë të qëndrimit në shtetin e Illinois, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti zhvilloi takim me themeluesin dhe drejtorin ekzekutiv, Adam Zeck, dhe drejtoren e Shitjeve, Marketingut dhe Operacioneve, Jeta Zagragja e kompanisë UCX.

Kryeministri Kurti gjatë bisedës tha se qeveria e tij e mbështet zhvillimin dhe rritjen e potencialit dhe kapaciteteve të TI.


Ai i falënderoi drejtuesit e saj për mikpritjen dhe investimet e tyre në Kosovë, si dhe i ftoi ata që gjithmonë ta kenë në konsideratë Kosovën në planet e tyre të zgjerimit. ​​

UCX është kompani lidere në SaaS (Software as a service) që u ofron shërbime mbi 2500 bizneseve të ndryshme që të zgjerojnë kapacitetet e tyre të shitblerjes online (E-Commerce).

Ajo nga maji i vitit të kaluar ka filialin e saj edhe në Kosovë. Me përvojën e deritanishme dhe të drejtpërdrejtë me sektorin e Teknologjisë së Informacionit në Kosovë, UCX paraqet mundësi të mirë të promovojë potencialin e vendit tonë në industrinë e teknologjisë dhe inovacionit.

Lexo edhe

Video