Kurti në Paradë: Disa njerëz janë më ndryshe, duhet të jemi të barabartë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
3 javë më parë
Linku u kopjua

Me rastin e përfundimit të Javës së Krenarisë, kryeministri Albin Kurti tha se parada e krenarisë afirmon diversitetin dhe kundërshton stigmatizimin që po i bëhet nga shoqëria komunitetit LGBTIQ+.

Ai pas përfundimit të marshit të paradës, tha se Kosova garanton barazi për të gjithë qytetarët dhe se duhet të përjashtohen paragjykimet.

"Unë mora pjesë në këtë paradë, sepse shteti ynë i pavarur garanton barazi për të gjithë dhe secilin", tha Kurti.

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila tha se LGBTIQ+ duhet të pranohet në shoqëri dhe se të drejtat e tyre nuk duhet cenuar.

"Komuniteti LGBTIQ+ në shoqërinë tonë, duhet të jenë jo vetëm të pranuar, por edhe persona që publikisht deklarohen orientimin e vet, e natyrisht edhe të drejtat e tyre që nuk cenohen", tha Kusari Lila.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama u shpreh se komuniteti LGBTIQ+ po keqtrajtohet pa arsye. Ai shtoi se duhet përkrahur secilin qytetar derisa ata nuk e cenojnë sigurinë.

Me sloganin “Kemi qenë dhe do t’jemi”, Paradës së Krenarisë i kanë prirë kryeministri Kurti, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ministri i Kulturës, Hajrulla Cceku, shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari Lila dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Parada ka nisur nga Sheshi “Skënderbeu” duke përfunduar te Biblioteka Kombëtare me një koncert. Pjesëtarë të këtij komuniteti, paradën e shoqëruan me muzikë e vallëzime. Me këtë aktivitet do të përmbyllet edhe Java e Krenarisë.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024