Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Kurti në Festivalin e filmit rom: Të shërbejë për të krijuar një shoqëri që nuk përjashton

Kurti në Festivalin e filmit rom: Të shërbejë për të krijuar një shoqëri që nuk përjashton

Romët në Kosovë janë pjesë përbërëse e shoqërisë me të drejta të barabarta e të garantuara, por edhe me probleme të shumta, sikurse edhe një pjesë e mirë e komuniteteve tjera.

Kështu tha kryeministri Kurti në ceremoninë përmbyllëse të festivalit “Rolling Film Festival”, ku shtoi se arsimi, punësimi, pjesëmarrja dhe integrimi janë problemet që e shoqërojnë komunitetin romë e të cilat duhet t’i zgjidhim së bashku.

“Ky festival i Filmit duhet t’i shërbejë shoqërisë për të kuptuar më mirë dhe më drejt nevojat e komunitetit rom, por edhe ta rrisë ndërgjegjen për të krijuar një shoqëri që nuk përjashton. Si shumicë ne duhet ta afrojmë pakicën dhe pakicat që të bëhen pjesëmarrëse brenda nesh dhe me ne, prandaj dhe qasja jonë është që pakicat të jenë pjesë përbërëse dhe jo e veçantë”, tha ai.

“Rolling Film Festival” është festivali i vetëm në nivel evropian, i cili promovon artin dhe kulturën rome nëpërmjet filmave dhe veprave tjera artistike të prodhuar nga komuniteti rom ose që trajtojnë tema rreth këtij komuniteti.

Edicioni i 6-të si tematikë ka “Gojëdhënat – Realiteti i ri” nëpërmjet filmave dhe aktiviteteve të ndryshme në kuadër të festivalit, u trajtuan tema rreth jetës së komunitetit rom duke adresuar gojëdhënat të cilat kanë ndërtuar një realitet të hidhur për komunitetin duke shtresuar paragjykimet, stereotipet ndaj këtij komuniteti.


Por në anën tjetër poashtu, u prezantua edhe realitetin në të cilin jeton komuniteti i cili për shumë njerëz mund të tingëllojë si përrallë.

Përtej kësaj, përgjatë ceremonisë u nda edhe çmimi “Young Talent Aëard” për dy të rinj, të cilët do të përfitojnë punë praktike në kompaninë e animacionit – Flamorum.

Në kuadër të ceremonisë u shfaq edhe filmi animuar – Tregimi i diellit dhe hënës, me regji të Szoboszlay Eszter, dhe pastaj filmi “Gypsy Quenn” me regji të Hüseyin Tabak.

Të gjithë filmat e festivalit do të vazhdojnë të shfaqen deri me datë 27 Prill, në uebsite: online.rollingfilm.org ndërsa mund të shihen nga këto shtete: Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Veriut dhe Serbi.

Ndryshe, Rolling Film Festival është projekt i OJQ Roma Versitas Kosovo dhe Romaëood.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: