Kurti në Davos takon O’Brien: ShBA është një mik dhe aleat i çmuar
Lexohet për: 2 min.
kurti 177
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar të martën në Davos me Zëvendës Sekretarin për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit të Shtetit amerikan, James C. O’Brien.

Kurti ka shkruar në X se O’Brien ka shprehur vlerësimin për përparimin ekonomik dhe demokratik të Kosovës dhe për përmbajtjen përballë sulmeve e provokimeve.

“Ai shprehu vlerësimin për progresin ekonomik dhe demokratik të Kosovës dhe pranoi përmbajtjen tonë përballë sulmeve dhe provokimeve. SHBA është një mik dhe aleat i çmuar. Ne presim bashkëpunim të vazhdueshëm”, ka shkruar Kurti në X.

Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit thuhet po ashtu se theksua angazhimi e përkushtimi për fuqizimin e bashkëpunimit e thellimin e marrëdhënieve Kosovë-ShBA.

“Biseda më tej u fokusua në aktualitetin në vend e rajon. Si partnerë dhe aleatë, jemi gjithmonë të bashkërenduar dhe në komunikim të vazhdueshëm”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025