Kurti mori pjesë në Festivalin e Dritës Hannukkah

Kurti mori pjesë në Festivalin e Dritës Hannukkah

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në Festivalin e Dritës Hanukkah, të organizuar nga Bashkësia Hebreje – Bet Isreal Kosova.

Ai me këtë rast tha se është nder që merr pjesë në këtë ditë të shënuar për komunitetin hebre në Kosovë.


“Jam i lumtur që urimin e kësaj date e bëj edhe nga pozitat e gëzimit tonë si komb meqë sot kemi datën tonë më të rëndësishme historike. Secili prej nesh feston datën e një populli e tempulli, ju të tempullit të besimit e ne të flamurit të themelimit. Në të tilla raste ne njohim më mirë historinë dhe kulturën e shtetit dhe popullit izraelit dhe kështu dimë ta nderojmë atë,” tha kryeministri Kurti.

Ai i siguroi se do të bëhen përpjekjet më të studiuara për të rritur bashkëpunimin në projekte të përbashkëta, me respekt e ndershmëri.

“Hanukkah”, që në shqip do të thotë “përkushtim”, festohet në përkujtim të fitores së kryengritësve të lashtë izraelitë, Makabinjëve mbi ushtrinë greko-siriane dhe mrekullinë e mëvonshme të rishenjtërimit të Tempullit të Shenjtë në Jeruzalem dhe rivendosja e Menorës. 

Lexo edhe

Video