Kurti mirënjohës Kanadasë për mbështetjen ndaj Kosovës
Lexohet për: 1 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim deputetin kanadez Rob Oliphant, me të cilin diskutuan mbi thellimin e raporteve ndërmjet dy shteteve mike. Kurti në një postim në rrjetin X shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Kanadasë. “Është kënaqësi të diskutoj për forcimin e marrëdhënieve Kosovë - Kanada me deputetin kanadez Rob Oliphant. Mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të Kanadasë që nga ’99. Kosova udhëheq gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor në demokraci, sundim të ligjit dhe rritje ekonomike, dhe ne presim bashkëpunimin tonë në energjinë e pastër, burimet natyrore dhe IT,” shkroi Kurti.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024