Kurti merr letër falënderimi nga Olaf Scholz

Kurti merr letër falënderimi nga Olaf Scholz

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë letër falënderimi në urimin që ia ka dërguar kandidatit për kancelar të Gjermanisë nga Partia Socialdemokrate, Olaf Scholz, pas fitores në zgjedhjet parlamentare.

Duke e falënderuar për letrën dhe dëshirat më të mira të shprehura aty, Scholz ka thënë se rezultatet zgjedhore kanë treguar se shumica e votuesve gjermanë duan qeveri progresiste që forcon respektin e ndërsjellë dhe kohezionin shoqëror.

“Duan një Qeveri që përballet me çështjet e së ardhmes, si ristrukturimi i qëndrueshëm i ekonomisë sonë, mbrojtja e klimës dhe banimi i përballueshëm. Një qeveri që ngritet me tërë energjinë për një Evropë sovrane dhe të bashkuar”, ka shkruar kandidati për Kancelar të Gjermanisë z. Scholz.


Letra e plotë e z. Scholz:

I nderuari Kryeministër,
I dashuri Albin,

Ju falënderoj për letrën dhe dëshirat e mira. Tashmë kemi lënë pas fushatën ngazëllyese zgjedhore. Partia Socialdemokrate e Gjermanisë doli nga zgjedhjet për Bundestagun si partia më e fortë dhe ka ambicien për të udhëhequr me qeverinë e re federale.
Rezultatet zgjedhore tregojnë që shumica e votuesve duan qeveri progresiste që forcon respektin e ndërsjellë dhe kohezionin shoqëror. Duan një Qeveri që trajton çështjet urgjente të së ardhmes, si ristrukturimi i qëndrueshëm i ekonomisë sonë, mbrojtja e klimës dhe banimi i përballueshëm. Një qeveri që ngritet me tërë energjinë për një Evropë sovrane dhe të bashkuar.
Dua t’i shpreh falënderimet më të sinqerta për përkrahjen e madhe nga e gjithë Evropa.
Përshëndetjet më të ngrohta,
Olaf Scholz
Kandidat për kancelar të Gjermanisë nga Partia Socialdemokrate e Gjermanisë

Lexo edhe

Video