Kurti: Kosova e Kroacia mund të rrisin bashkëpunimin

Kurti: Kosova e Kroacia mund të rrisin bashkëpunimin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas takimi që zhvilloi me kryeministri i Republikës së Kroacisë, Andrej Plenkoviq tha se vizita e sotme është mirënjohje për afërsinë dhe marrëdhëniet ndërmjet dy popujve dhe republikave tona.


Kurti në një konferencë për media tha se kanë biseduar për forcimin e bashkëpunimit në mes dy vendeve, zbatimin e 12 marrëveshjeve, si dhe 7 marrëveshjet që mund të nënshkruhen.

“Një nga synimet tona është krijimi i një klimë të favorshme për biznes. Ai ka ardhur së bashku edhe me drejtues të korporatave të rëndësishme në Kroaci, prandaj në frontin ekonomik jemi të bindur se mund të punojmë së bashku. Synimi i Kosovës është i qartë, jemi të përkushtuar drejt NATO-s dhe BE-së, prandaj Kroacia mund të na ndihmoj në këtë drejtim. Kemi biseduar për krijimin e dy urave bashkëpunimi në mes dy popujve tanë. Derisa Kosova prinë me mesataren më të lartë të qytetarëve të vaksinuar në rajon, nuk e harrojmë mbështetjen e popullit kroat për donacionet e vaksinave”, tha ai.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: