Kurti me ambasadorët e QUINT-it diskutojnë për takimet në Bruksel

Kurti me ambasadorët e QUINT-it diskutojnë për takimet në Bruksel


Në prag të takimit të paralajmëruar me palën serbe më 18 gusht në Bruksel, kryeministri Albin Kurti dhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi takuan sot përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së në Kosovë dhe ambasadorët e shteteve të QUINT-it.

Gjatë takimit u theksua përkushtimi për vazhdimin e bashkëpunimit dhe bashkërendimit ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe përfaqësuesve të Bashkimit Evropian, SHBA-së, Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Francës dhe Italisë.

Në takim u bisedua për takimet e ardhshme në Bruksel dhe proceset e çështjet lidhur me dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Lexo edhe

Video