Kurti: Më 17 tetor nuk biem në 50 përqind

Kurti: Më 17 tetor nuk biem në 50 përqind

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministër, Albin Kurti, ka thënë se edhe në zgjedhjet lokale do të fitojnë mbi 50 përqind.

Në përmbyllje të fushatës zgjedhore në Podujevë, lideri i partisë në pushtet, tha se Llapin do ta fitojnë pa balotazh.

“Të dielën më 17 tetor votoni Shpejtim Bulliqin, por edhe asamblistët sepse kryetari ka nevojë për një grup të fuqishëm të asamblistëve që ia mbështesin projektet dhe përfaqësojnë zërin e qytetarëve të Llapit në secilin fshat dhe në qytet. Më 14 shkurt kemi realizuar edhe një fitore tjetër plebishitare, edhe me 17 tetor nuk biem në 50 përqind veç 50 përqind e më shumë. E sa më shumë se 50 perqind është në dorën e juaj”, tha ai.


Për llapjanët, Kurti premtoi investime konkrete.

“Ndërtimi i spitalit në Podujevë. Me mua kryeministër dhe me Shpejtim Bulliqin kryetar, Podujeva e fiton spitalin e saj, përfundimin e magjistrales, Prishtinë-Podujevë brenda vitit të ardhshëm”, shtoi Kurti.

Ndërsa, kandidati i LVV-së për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi, tha se bashkërisht me qytetarët do ta fitojnë Podujevën.

“Bashkërisht do t’ia dalim, do të fitojmë Podujevën sepse kemi vënë qeverisje të mirë. Urime fitorja qysh sonte, kjo është puna juaj dhe angazhimi juaj. Faleminderit shumë”, tha ai.

Lexo edhe

Video

error: