Në kryeqytetin e Serbisë është për përurimi i shtatores sëish liderit të lëvizjes çetnike gjatë Luftës së Dytë Botërore, Dragolub (Drazha) Mihailloviq.
Ky veprim ka nxitur reagimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili në një reagim në llogarinë ë tij në facebook, ka thënë se me këso veprimeSerbia e sotme jeton në të shkuarën sepse konsideron që luftërat e saj nuk kanë përfunduar.
Përurimi u bë në oborrin e ish shtëpisë së familjes së tij, që pritet të kthehet në muze.
Kryeministri Kurti ka thanë se shteti Serb e përjetësoi në bronz sinonimin e vuajtjeve të shumta mbi kurrizin e shumë popujve dhe mbi gjakun e mijëra njerëzve.
Sipas kreut të Qeverisë së Kosovës, muzetë i shërbejnë mbrojtjes së të kaluarës. Por sipas tij, një gjë është strehimi i së kaluarës, e tjetërgjë shfajësimi i së keqes. Aq më shumë kur përkujtimi i përmallshëm aludon te përsëritja e dëshiruar.
Gjykata e Lartë në Beograd, më 14 maj 2015, e pat rehabilituar me aktgjykim prej 39 faqesh kriminelin e Luftës së Dytë Botërore, Dragolub Mihailloviq - Drazhën.
“Serbia e sotme jeton në të shkuarën sepse konsideron që luftërat e saj nuk kanë përfunduar: as luftërat ballkanike nga fillimshekulli i kaluar, as ajo botërore në mes të shekullit XX dhe as kjo e viteve 1998-1999 në Kosovë”, ka theksuar kryeministri Kurti.
Shefi i ekzekutivit kosovar në fund ka thënë se sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit me 24 shtator sivjet është veçse edhe një betejë e atyre luftërave të papërfunduara nga pikëpamja e Beogradit zyrtar.