Kurti: Masakrat në Kosovë janë e vërteta e shtetit të Serbisë

Pas homazheve në Krushë të Madhe dhe në Krushë të Vogël, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nën shoqërim të pretendentes për presidente Vjosa Osmani bënë homazhe në tek familja Berisha në Suharekë.

Edhe nga Suharaka, Kurti ka premtuar se do të kërkojnë drejtësi për krimet që kreu Serbia në Kosovë dhe se do të bëjnë çmos që kriminelët e gjitha masakrave në Kosovë të përfundojnë parapa grilave . Kurti tha se masakrat në Kosovë janë e vërteta e shtetit të Serbisë dhe e kaluara e Kosovës e cila nuk kalon.

“Është jeta jonë, është e kalarua jonë e pashlyeshme, traumatike që sot shënon një plagë që kullon, plagë të hapur përshkak se nuk ka ende drejtësi për viktimat e as gjykime e dënime të kriminelëve serb. Nuk mund të kemi të ardhme të sigurt, nuk mund të kemi paqe e qetësi përderisa nuk e kemi drejtësi e cila jo vetëm që na është mohuar sepse na është vonuar por edhe përshkak se nuk ka filluar ende., andaj si Qeveri e Republikës së Kosovës dhe kryeministër i ri bashkë me presidenten në ardhje zonjën Vjosa Osmani do të bëjmë çmos që këtyre familjeve të cilët paguan çmimin kaq të lartë për lirinë dhe pavarësinë tonë t’iu dalim në ndihmë, të jemi përkrah tyre edhe sa u përket traumave, e vuajtjeve që kanë përjetuar por edhe sa i përket aktivizimit sa më të madh të sistemit të drejtësisë e në veçanti të prokurorisë në mënyrë që kriminelët e kësaj masakre dhe shumë e shumë masakrave anembanë Kosovës të përfundojnë prapa grilave. Masakrat në Kosovë janë e vërteta e shtetit të Serbisë dhe janë e kalarua jonë e cila nuk kalon. Ajo është në tët tashmen tonë është përditë me neve, çdo mëngjes kur zgjohemi dhe çdo mbrëmje kur nuk na zë gjumi”, tha Kurti


Kurti tha edhe se pas vrasjeve Serbia rrëmbeu edhe kufomat.

“547 viktima civile janë në Komunë e Suharekës një nga komunat më të goditura dhe 80 janë ende të pagjetura. Serbia pas vrasjeve që kreu këtu me forcat e saj i rrëmbeu edhe kufomat edhe u përpoq ta varros të vërtetën por ai rishfaqej nëpër liqenet e saj nga kamionët të cilët nuk ngeleshin dot në thellësi të ujërave atje. 744 shqiptarë janë zhvarrosur nga Batajnica një varrezë masive që sot është poligon i çitjes për policinë dhe ushtrinë atje. Këtu janë 14 fëmijë nën moshën 15 vjeçare të vrarë, pra nuk kanë dashur t’i vrasin vetëm të rriturit pse janë shqiptarë por edhe të brezin e ardhshëm, edhe fëmijët edhe ata që vijnë më pas prandaj të gjitha këto krime të kryera gjatë luftës përveç që janë krime të luftës janë edhe krime kundër njerëzimit dhe krim i gjenocidi”, deklaroi Kurti.

Edhe pretendentja për presidente Vjosa Osmani premtoi se do të kërkojnë drejtësi ndërsa theksoi se ofshama e nënave dhe plagët të cilat pikojnë gjak janë udhërrëfyesi i përhershëm në kërkesën për drejtësi.  

“Le të jetë ofshama e neneve për këto plagë që ende pikojnë gjak, udhërrëfyes i yni i përhershëm në kërkesën tonë për drejtësi sepse Kosova nuk do të harroj kurrë dhe nuk do ta harrojë kurrë. Kosova dhe gjithsecili nga ne ia kemi borxh familjeve që bënë sakrificën më sublime duke humbur edhe më të shtrenjtit e tyre, fëmijët e vegjël që ta sjellim drejtësinë në vend dhe vetëm atëherë ne do të mund të shohim dritë me sy dhe progres në vendin tonë. 1133 fëmijë nga fëmijë që ishin akoma në barkun e nënave të tyre e deri në fëmijë të moshave të ndryshme, fëmijë të familjes Berisha të cilët dhanë gjithçka të cilëve iu  këput jetë përgjysmë në mënyrë që ne bashkë të gëzojmë lirinë[…]të gjithë sëbashku pavarësisht a jemi pjesë e spektrit politik apo qytetarë aktiv të këtij vendi kemi borxh shumë të madh dhe të pashlyeshëm ndaj këtyre familje dhe ne nuk do të reshtim kurrë së kërkuari drejtësi dhe të punojmë në mënyrë që sado pak t’iu lehtësohet dhimbja gjithsecilit prej tyre”, tha Osmani.

Lexo edhe

Video