Kurti: Marrëveshja nuk po zbatohet për shkak të sjelljes destruktive të Serbisë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka deklaruar se marrëveshja e dakorduar me Serbinë nuk po gjen zbatim në praktikë për shkak të sjelljes destruktive nga kjo e fundit.

Në konferencën “Kroacia Evropiane: Retrospektivë dhe Perspektivë" të mbajtur në Dubrovnik, Kurti ka theksuar rëndësinë e zbatimit të plotë dhe të pakushtëzuar të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të saj.

“Në lidhje me raportet me Serbisë, ai tha se Kosova dhe Serbia tashmë kanë një marrëveshje të dakorduar me njohje reciproke de-facto në qendër, një arritje kjo e madhe e BE-së, por që nuk po gjenë zbatim në praktikë për shkak të sjelljes destruktive të Serbisë. Me këtë rast, ai ritheksoi rëndësinë dhe nevojën e zbatimit të plotë, të shpejtë dhe të pa kushtëzuar të Marrëveshjes Bazike dhe aneksit të saj”, ka bërë të ditur Qeveria e Kosovës.

Në këtë konferencë, Kryeministri Kurti ka përmendur edhe propozimin e tij të mëparshëm për një model të ri të bashkëpunimit rajonal të quajtur SEFTA, sipas modelit aktual të EFTA-EEA, që sipas tij do të shërbente si një baticë që ngre të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Evropian.

Kurti gjithashtu ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të mbrohet dhe se i njëjti mund të reformohet dhe të zgjerohet në të njëjtën kohë.

Kosova dhe Serbia arritën një marrëveshje më 27 shkurt në Bruksel ndërsa më 18 mars, në Ohër, u pajtuan për Aneksin e saj.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024