Kurti kujton Luanin: Vështirë të ketë pasur dikund tjetër ndonjë ushtri çlirimtare si kjo e jona

Kurti kujton Luanin: Vështirë të ketë pasur dikund tjetër ndonjë ushtri çlirimtare si kjo e jona

Kryeministri Albin Kurti në 24 vjetorin e rënies ka kujtuar Luan Haradinajn.

Në një shkrim në Facebook, Kurti ka thënë se vështirë të ketë pasur dikund tjetër ndonjë ushtri çlirimtare si kjo e jona që ka aq shumë dëshmorë të cilët ranë duke bartur armatim për të tjerë luftëtarë që do të bëhen dëshmorë më pas.

Ky është statusi i tij i plotë:


Në 24 vjetorin e Luanit

Luan Haradinaj e kalonte kufirin prej studentit te luftëtari me armën e vet dhe me armë për shokë. Luan do të thotë të kalosh kufirin mes mënyrës studente dhe asaj luftëtare. Nuk është e rendit të përditshëm kjo dashuri e dyfishtë për lirinë: për ushtrimin e mendimit të lirë dhe për jetën e lirë.

Vështirë të ketë pasur dikund tjetër ndonjë ushtri çlirimtare si kjo e jona që ka aq shumë dëshmorë të cilët ranë duke bartur armatim për të tjerë luftëtarë që do të bëhen dëshmorë më pas.

Lexo edhe

Video

error: