Kurti kujton 30-vjetorin e sulmit të parë të Serbisë mbi Jasharajt në Prekaz

Kurti kujton 30-vjetorin e sulmit të parë të Serbisë mbi Jasharajt në Prekaz

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka përkujtuar familjen e komandantit legjendar të UÇK-së Adem Jashari me rastin e 30-vjetorit të sulmit të forcave serbe ndaj kësaj familjeje në Prekaz.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se kultivon tokën, ai njeri që e di se do të jetoj gjatë në marrëdhënie me tokën.


“Ai i dha tokës, toka i dha atij. Mes tokës dhe njeriut vendoset një besim afatgjatë  Kultivon nxënësin, ai njeri që e di se dija do t’i duhet njeriut, për të gjitha mundësitë dhe pamundësitë që i duhet jeta. Mes mësuesit dhe nxënësit vendoset lidhja e një populli me dijen.

Kultivon fëmijën e vet, ai njeri që e di se çka ka marrë prej së shkuarës duhet ta mbrujë në të ardhmen e vet. Një prind që e njeh të shkuarën e vet si dheun e një njerëzie dhe të vërtete, e përçon mandej në dejtë e së ardhmes bashkë me gjakun.

Ky është Shaban Jashari. Baca Shaban, bashkë me djemtë e tij, me nxënësit e tij më të përditshëm, me bujqit e tij më të ngushtë, më 30 dhjetor të vitit 1991, 30 vjet më parë, shprehte vetëdijen më të lartë për tokën dhe të shkuarën e tyre, për popullin dhe të ardhmen e tij. Trashëgimia e këtij bujku, mësuesi dhe prindi të shkëlqyer është e përjetshme, e pavdekshme”, shkruan Kurti.

Lexo edhe

Video