Kurti: Kujtimi për Burbuqe Berishën do të mbetet i paharruar

Kurti: Kujtimi për Burbuqe Berishën do të mbetet i paharruar

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti u ka shprehur ngushëllime familjes Berisha, komunitetit artistik dhe miqve të regjisores me rastin e ndarjes nga jeta të ish-drejtoreshës së Teatrit Kombëtar, Burbuqe Berisha.

“Me keqardhje e pikëllim e mora lajmin për ikjen në amshim të regjisores së shquar Burbuqe Berisha. Zonja Berisha ishte ndër regjisoret e para kosovare, e cila me punën e saj të pakursyer e pasuroi dhe e ngriti nivelin e artit dramatik dhe filmik të Kosovës. Vdekja e saj e hershme është humbje e madhe për familjen, për teatrin dhe kinematografinë tonë. Në këtë ditë të vështirë për familjen, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e zonjës Burbuqe. Ngushëllime edhe miqve, studentëve dhe kolegëve të saj artistë. Kujtimi për Burbuqe Berishën do të mbetet i paharruar sikurse edhe trashëgimia e saj e çmuar artistike”, tha kryeministri Kurti.​


Ish-drejtoresha e Teatrit Kombëtar dhe regjisorja e njohur Burbuqe Berisha ndërroi jetë sot në moshën 51-vjeçare.

Lexo edhe

Video

error: