Kurti: Kosova shënon fitoren e radhës në arbitrazhin ndërkombëtar

Kurti: Kosova shënon fitoren e radhës në arbitrazhin ndërkombëtar

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se Republika e Kosovës shënon fitoren e radhës në arbitrazhin ndërkombëtar, duke vërtetuar ligjshmërinë e veprimeve institucionale ndaj investitorëve.

Kurti ka shkruar në Facebook se Kosova ka krijuar ambient të përshtatshëm për investime të huaja dhe marrëdhënieve me investitorë i qaset me përkushtim e seriozitet të plotë.


“Kompania mikrofinanciare IuteCredit kishte paditur shtetin e Kosovës në arbitrazh me pretendimin që revokimi i licencës nga Banka Qendrore e Kosovës ishte arbitrar dhe i paligjshëm, pretendime këto që u hodhen poshtë në tërësi nga Tribunali i Arbitrazhit. Paneli i arbitrave vërtetoi që institucionet tona nuk kanë shkelur ndonjë nga obligimet e parapara sipas Ligjit për Investime të Huaja, duke konfirmuar ligjshmërinë e tyre. Ministria e Drejtësisë, së bashku me Avokaturën Shtetërore, janë siguruar që Kosova të përfaqësohet dhe mbrohet denjësisht gjatë gjitha fazave të procedurës në arbitrazh, duke ia përkushtuar të gjitha resurset e nevojshme ekipit mbrojtës për ta bërë të mundur këtë rezultat. Si pasojë e kësaj fitore, Ministria e Drejtësisë, i ka shpëtuar buxhetit të taksapaguesve mbi 30 milionë euro. Gjatë këtij mandati qeverisës, kjo është fitorja e dytë e Kosovës në arbitrazhin e investimeve, pas rastit Selmani në padinë ndaj shtetit me vlerë të pretenduar rreth 65 milionë euro.

Kurti ka falenderuar Ministrinë e Drejtësisë, Avokaturën Shtetërore në kuadër të Ministrisë, si dhe ekipin përfaqësues të Squire Patton Boggs, për fitoren e Republikës së Kosovës.

Lexo edhe

Video