Kurti: Kosova angazhohet për dialog me qendër njohjen reciproke
Lexohet për: 2 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Kryeministri Albin Kurti është takuar sot me ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së në Kosovë, me të cilët ka biseduar mbi zhvillimet politike në vend dhe situatën politike në rajon.

Në takim u diskutua për proceset dhe çështjet lidhur me dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe temat tjera të ndërlidhura.

Kurti ritheksoi se Qeveria e Kosovës është e angazhuar për dialog parimor, nga i cili duhet të përfitojnë qytetarët e të dyja vendeve, nëpërmjet një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme, që në qendër ka njohjen reciproke.

U bisedua për marrëveshjen për targat, që ka skaduar me 21 prill të këtij viti, si dhe për propozimin e Qeverisë së Kosovës për trajtimin e çështjes së targave.

Po ashtu, u diskutua edhe për marrëveshjen mbi zbatimin e udhërrëfyesit të energjisë sipas marrëveshjeve të vitit 2013 dhe 2015. 

U theksua angazhimi i Qeverisë në zbatimin e udhërrëfyesit, me qëllim të përfundimit të një problematike të trashëguar, t? furnizimit dhe pagesës s? energjisë n? komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë Veriore.

U potencua se me këtë marrëveshje, buxhetit të Republikës së Kosovës do t’i kursehen me dhjetëra milionë euro në vit, të paguara më herët për mbulimin e kostove energjetike të komunave në veri të Kosovës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024