Kurti komenton aksidentin e ministres Hajdari: Në rrugë nuk ka pasur shenja frenimi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar aksidentin e ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, që ndodhi në vikendin e kaluar.

Kryeministri Kurti duke shprehur keqardhje për aksidentin që është lënduar fëmija theksoi se në rrugë nuk ka pasur shenja të frenimit, gjë që sipas tij kuptohet se nuk ka pasur as shpejtësi më tepër se lejohet.


“Shprehi keqardhjen time të thellë për aksidentin që është lënduar një fëmijë. Unë nuk kam të tjera informacione përveçse sqarimeve që i ka dhënë ministrja Rozeta Hadari dhe më duhet të them se i besoj. Ka qenë bashkë në veturë me motrën e saj me aftësi të kufizuara dhe me çka ka, kuptuar nuk ka shenja në asfalt të frenimit që do të thotë se nuk ka pas shpejtësi më tepër se që duhet. Policia e ka rastin, kamerat e marketit janë aty besoj që gjithçka do të sqarohet shumë shpejtë”, theksoi ai.

Ministrja Hajdari shkaktoi aksident me veturë të dielën për të cilin shkroi edhe vet ministrja.

“Për hir të informimit te drejtë, sot në mesditë në rrugën Vicianum në lagjen “Arbëria” të Prishtinës, gjersa po kthehesha me veturën time personale për në banesë, gjatë vozitjes sime pranë Meridian Market, papritmas u shfaqën dy fëmijë në vrapim për të kaluar rrugën, ku fatkeqësisht njëri nga ta u përplas anash në veturën time. Me shqetësim menjëherë kam reaguar, duke i ofruar ndihmë fëmiut dhe kam lajmëruar Policinë të cilët janë marrë me gjithë evidencën e rastit. Ndjehem më e lehtësuar, që pas ekzaminimeve mjekësore, fëmiu nuk pësoi lëndime të rënda dhe është kthyer në shtëpi. Fëmiut i uroj shëndet e jetë të gjatë”, shkroi Hajdari në “facebook”.

Lexo edhe

Video