Kurti: Kjo marrëveshje është njohje defakto nga Serbia

Kurti: Kjo marrëveshje është njohje defakto nga Serbia

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se kanë arritur pajtim publik me Serbinë për zbatimin e aneksit të marrëveshjes së propozuar nga Bashkimi Evropian.

Mirëpo, ai ka thënë se Serbia sërsh nuk e ka nënshkruar të njëjtin. Sipas tij, i takon BE-së tani që të gjejë mekanizma për të detyruar Serbinë të firmosë ujdinë.


“Sa për aneksin ai së shpejti do të publikohet dhe do të kuptoni se cka është dhe si është”, tha ai, duke shtuar se sa i përket Asociacionit nuk është vetqeverisje por vetmenaxhim.

Sipas tij, më 27 shkurt dhe me aneksin e zbatimit është bërë njohja e shtetit të Kosovës nga Serbia.

Lexo edhe

Video

12 Comments

Komentet janë të mbyllura.