Kurti kërkon ndihmën e faktorit ndërkombëtarë që Serbia të jep përgjegjësi për sulmin në Banjskë
Lexohet për: 2 min.
459515558_3738313633050650_3080996674721124138_n
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Serbia është përgjegjëse për aktin e agresionit në Banjskë të Zveçanit. Në një vjetorin e sulmit terrorist në Banjskë, kreu qeveritar pasi bëri homazhe te varri i rreshterit policor, heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku, kërkoi mbështetjen dhe përkrahjen e faktorëve ndërkombëtarë që Serbia të jep përgjegjësi për financimin dhe dirigjimin e grupit paramilitarë që cenuan sovranitetin e Kosovës.

Kurti nënvizoi se sakrifica e rreshterit të rënë, Afrim Bunjaku ia ka vlejtur për policinë, shtetin dhe gjeneratat e ardhshme.

Ai shtoi se idealet e dëshmorëve po i jetësojnë, ndërkaq kujtimin për ata i përjetësojnë, siç është rasti me emërtimin e rrugës “Afrim Bunjaku”, në Banjskë të Zveçanit.

Ndërkaq, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca,  tha se Afrim Bunjaku është hero i Kosovës, i cili ra dëshmorë në mbrojtje të sovranitetit dhe paprekshmërisë territoriale të Kosovës.

Bashkë me Kurtin e Konjufcën ishte edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe shumë zyrtarë policorë të cilët bën homazhe të varri i heroit Afrim Bunjaku, mirëpo edhe vizituan familjen e zyrtarit policor të ndjerë.

Ka kaluar një vit qëkur një grup i uniformuar i serbëve kreu sulm terrorist në fshatin Banjskë të Zveçanit. Në një pritë ishte vrarë fillimisht polici Afrim Bunjaku dhe u plagosën dy policë të tjerë, ndërkaq në aksionin pasues të Policisë së Kosovës nga luftimet u vranë tre sulmues, kurse grupi tjetër iku në Serbi./KosovaPress/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025