Kurti kërkon mbështetje për Shaip Kamberin në zgjedhjet e përsëritura në Tërnoc

Kurti kërkon mbështetje për Shaip Kamberin në zgjedhjet e përsëritura në Tërnoc

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka kërkuar mbështetjen për Shaip Kamberin dhe Koalicionin e Shqiptarëve të Luginës në zgjedhjet e përsëritura parlamentare nesër në njësinë numër gjashtë në Tërnoc.

Ai ka thënë se vota për Shaip Kamberin dhe për Koalicionin e Shqiptarëve të Luginës është detyrë patriotike e secilës e secilit me të drejtë vote, pasi Serbia po tenton t’ua pamundësojnë shqiptarëve ta kenë zërin e tyre në Kuvend.


“Nesër punën e parë në agjendën tuaj ditore, bëni daljen dhe votimin në Qendrën e Votimit nr. 6 në Tërnoc. Është e domosdoshme që nesër, deri në mesditë, shqiptarët e Luginës, Tërnocit, t’i japin mesazh dhe mësim atyre që ushqejnë mos durim ndaj faktorit shqiptar, duke i goditur përpjekjet e atyre që provuan ta ndalin zërin shqip në Beograd. Goditja fillon me votën e parë në hapje të vendvotimeve, duke arritur numrin e votave të nevojshme për Shaipin dhe përkrahjen për të”, ka shkruar Kurti në Facebook.

“Shaipi është flamurtar në parlament e jashtë tij, për të treguar të vërtetën e për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve në Parlamentin e Serbisë dhe për t’u angazhuar kundër shtypjes së vazhdueshme nga pushteti i regjimit autokratik në Serbi.  Andaj, u bëj thirrje, që nesër, më 27 maj, të përbashkoheni të gjithë ju më të drejtë vote në Tërnoc duke votuar Shaip Kamberin si zë i fuqishëm shqip e shqiptar, njerëzor e qytetar. Tërnoci voton! Shqiptarët fitojnë!”, ka shtuar ai.

Lexo edhe

Video