Kurti: Katër vite të mbara e të mira i presin qytetarët e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se do të punojë në fuqizimin e komunave. Pasi ka votuar në qendrën e votimit në Fakultetin Juridik në Prishtinë, Kurti ka thënë se qytetarët anë e kënd Kosovës i presin katër vjet të mira.

“Si kryeministër i Republikës së Kosovës unë bashkë me qeverinë time do të punoj e bashkëpunoj shumë ngushtë në fuqizimin e komunave. Katër vite të mbara e të mira i presin qytetarët e Republikës së Kosovës anë e kend Kosovës më te gjitha komunat ku ata jetojnë banojnë e punojnë”, ka thënë Kurti.


Kurti i ka inkurajuar të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtën për të votuar dhe vendosur për të ardhmen e tyre.

“Qytetarët e Republikës se Kosovës anë e mbanë komunave të shtetit tonë sot vendosin se kush do të vendosë, pra përcaktohen se kush do jenë udhëheqjet dhe përfaqësuesit e tyre. I inkurajoj të gjithë qytetarët pa dallim prejardhje, përkatësie apo pasurie që ta shfrytëzojnë këtë moment barazie që t’i përdorin mundësitë e barabarta që i kanë sot”, ka shtuar Kurti.

Lexo edhe

Video

error: