Kurti: Kaq shumë punë për 100 ditë nuk është bërë asnjëherë

Kurti: Kaq shumë punë për 100 ditë nuk është bërë asnjëherë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në intervistë për RTK-në, nder tjerash i është përgjigjur kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, në kritikën e tij për Qeverinë.

Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se për 100 ditët e qeverisë, Zajednica u bë Asociacion, e Bashkimi Kombëtar i pamundshëm.


Ai qeverisjen e Kurtit e ka cilësuar si “Pronto 2 në reprizë”.

Kurti i është përgjigjur kësaj deklarate duke thënë se ka marrë më shumë vendime se të gjitha qeveritë e kaluara.

“Shpresoj që nuk ka pasur për qëllim të arsyetoj ‘Pronto 1’ me këtë deklaratë me të cilën kanë qenë së bashku në qeverisje në gjysmën e dytë të vitit të kaluar. 144 vendime, kaq shumë punë për 100 ditë nuk është bërë asnjëherë, madje as gjatë Qeverisë Kurti 1. Andaj nuk mund t’i përgjigjesha një deklarimi, apo kontributi të tillë me një fjali të thjeshtë dëftore ofenduese”, tha Kurti në RTK. 

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: