“Parulla jonë kryesore ka qenë punë dhe drejtësi, jo Zajednicës edhe atëherë edhe sot, pra jo as sot, por edhe sot”.
Kështu ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti lidhur me pyetjen se a ka ndryshuar qëndrimin e tij për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, që nga koha kur ishte në opozitë.“Konsiderohen me nga një sekond larg njëra tjetrës. Nuk mund ta çoj veten tash në veten 2011 e ta lexoj këtë dokument sepse janë 13 vjet ndërmjet. Unë nuk mund të kthej kohën. A do të dëshiroja të jem kryeministër prej vitit 2011, besoj që do të ishte më mirë edhe për Kosovën, por tash jam kryeministër më 2023”, ka deklaruar ai.
“Vullneti i popullit na ka sjellë këtu. Na kanë votuar për të qeverisur mirë”, ka shtuar ai.Po ashtu, ai është shprehur se deklaratat e tij që i kishte bërë në të kaluarën nuk mund të përdorën tani dhe ka shtuar se po të ishte kryeministër në atë kohë, “do të ishte më mirë edhe për Kosovën”
Ndërsa, se Kosova duhet ta fillojë marrëveshjen me planin implementues, gjegjësisht me Vetëmenaxhimin, ai tha se në këtë plan evropian thuhet se të gjitha pikat e marrëveshjes duhet të zbatohen dhe të mos ketë diçka me preferencë ndaj tjetrës sa i përket zbatimit. .
“Nuk do të ketë zmbrapsje në prapavijë të neneve dhe fiksim vetëm dhe vetëm të njërit nen”, është shprehur ai.
Kjo marrëveshje, e mbështetur nga Bashkimi Evropian, është bërë publike më 27 shkurt, ndërsa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e kanë pranuar Aneksin e zbatimit të saj gjatë një takimi në Ohër, më 18 mars.
Ndërsa, shefi i politikës së jashtme, Josep Borrell, i cili ka ndërmjetësuar takimin, ka thënë se Kosova është pajtuar “që t’i nisë menjëherë negociatat me BE-në” për të siguruar “një nivel të duhur të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë”./RTV Dukagjini