Kurti: Jemi përjetësisht mirënjohës për lirinë që forcat amerikane na dhanë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur mirënjohës për forcat amerikane dhe kontributin e tyre për popullin e Kosovës në Ditën e Përkujtimit të ushtarëve amerikan.

Ai theksoi se kjo mbrojtje është e pranishme edhe sot nga forcat e KFOR-it.

“Në Ditën e Përkujtimit, ne nderojmë trimat që sakrifikuan jetët e tyre për ta mbrojtur lirinë. Ne në Kosovë jemi përgjithmonë mirënjohës për mbrojtjen e jetëve tona dhe lirisë që forcat amerikane na dhanë. Kjo mbrojtje është prezentë sot kur forcat e KFOR-it ndihmojnë institucionet tona të mbajnë paqen”, tha ai në rrjetin social Twiter.

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR ka shtuar prezencën në komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe pas rritjes së tensioneve ku serbët lokal po kundërshtojnë kryetaret e rinj shqiptarë të hyn në objektet komunale./KosovaPress/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024