Kurti: Jemi kundër mbajtjes së zgjedhjeve por respektojmë vendimin çfarëdo qoftë ai

Kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se si parti janë që të shtyhen zgjedhjet lokale.

Pas takimit me presidenten dhe partitë politike, Kurti tha se janë të pajtimit që zgjedhjet të shtyhen sipas rekomandimit të IKShPK.


“Për respektimin e vlerësimit profesional të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, i nënshkruar nga 11 doktorë gjithsej, që është për shtyrjen e zgjedhjeve. Shtyrja e zgjedhjeve më së shumti i kushton pikërisht subjektit tonë, që nga viti 2017 janë mbajtur dy palë zgjedhje nacionale. Duke e pasur parasysh që aktualisht kemi një përmirësim të situatës me pandeminë në mënyrë që ky përmirësim të mos ndalet, në mënyrë që të mos kemi një valë të re, për shkak se versioni Delta është eksploziv në muajt nëntor dhe dhjetor, ne jemi që zgjedhjet të shtyhen. Megjithatë ne nuk imponojmë qëndrimin tonë, le të merret cilido vendim ne do ta respektojmë”, tha ai.

Kurti tha se nuk krahasohen zgjidhet lokale me ato nacionale, duke përmendur edhe mundësinë e balotazhit.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: