Kryeministri Albin Kurti, dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia vizituan Klinikën e Radiologjisë dhe Mjekësinë Nuklerare ku thanë se po investohet në rritjen e kualitetit të diagnostikimit si dhe cilësinë e shërbimeve për pacientë.
Shefi i ekzekutivit u shpreh se në Radiologji, Kirurgji dhe Biokimi Mjekësore është investuar në vlerë prej më shumë se 390 mijë euro.
"Këtu ku ndodhemi [Radiologji] kemi bërë adaptimin e korridoreve dhe pritoreve, përveç Klinikës së Radiologjisë gjithashtu edhe në Biokimi Mjekësore dhe në Kirurgji. Vlera e gjithmbarshme është diç më shumë se 393 mijë euro dhe punimet janë kryer mbi 90 për qind në të tri këto klinika. Pikërisht këtu ku ndodhemi tani, në Radiologji, kjo është përmbyllur me sukses”, deklaroi Kurti.
Shefi i ekzekutivit tha se është blerë një aparaturë në vlerë prej 850 mijë euro, e cila është e vetme në rajonin e Ballkanit.Pas vizitës, kryeministri Albin Kurti ka refuzuar të flas për deklaratën e djeshme që “kurrë nuk kanë qenë më shumë media kaq shumë kundër qeverisë se sa në këtë katër vjeçar”.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...