Kurti-Jasharit: Ju më së miri e kuptoni që ushtria jonë është shtylla mbi të cilën mbështetet Republika jonë

Kurti-Jasharit: Ju më së miri e kuptoni që ushtria jonë është shtylla mbi të cilën mbështetet Republika jonë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në zyrën e tij Komandantin e sapo emëruar të Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK), gjeneralmajor Bashkim Jashari.

Në këtë takim të parë në kapacitetin e ri të gjeneralmajor Bashkim Jasharit, kryeministri e uroi edhe një herë për detyrën e tij të re dhe i dëshiroi suksese të njëpasnjëshme.

“Si pasardhës i familjes së lavdishme Jashari, më së miri e kuptoni se ushtria jonë e re, që është vazhdimësi e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është shtylla mbi të cilën mbështetet Republika jonë”, citohet të ketë thënë Kurti.


Sipas komunikatës për medie nga zyra e kryeministrit thuhet se në këtë takim u bisedua edhe për rëndësinë e ngritjes së kapaciteteve dhe modernizimit të FSK-së dhe mbështetjen që FSK ka nga Qeveria e Republikës së Kosovës në arritjen e këtyre synimeve.

Komandanti i FSK-së, gjeneralmajor Bashkim Jashari e falënderoi kryeministrin Kurti për mikpritjen e sotme e edhe më shumë për besimin e tij.

Ai e siguroi kryeministrin se do të angazhohet maksimalisht për të plotësuar objektivat e përbashkëta, për ta bërë FSK-në forcë moderne që është e gatshme për të mbrojtur vendin edhe për të kontribuar në paqen dhe sigurinë globale.

Lexo edhe

Video

1 Koment

  • […] Jashari emërohet komandant i ri i FSK-së Kurti-Jasharit: Ju më së miri e kuptoni që ushtria jonë është shtylla mbi të cilën mbështet… Kurti për emërimin e Jasharit në krye të FSK-së: Ushtrisë i duhet ushtari me zemrën plot […]

Komentet janë të mbyllura.

error: