Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Kurti: Institucionet po angazhohen për sigurimin e vaksinave kundër COVID-19

Kurti: Institucionet po angazhohen për sigurimin e vaksinave kundër COVID-19

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se  institucionet janë duke u angazhuar maksimalisht për sigurimin e dozave të tjera të vaksinës kundër COVID-19.

Kurti këto komente i bëri gjatë takimit me përfaqësuesin special të sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Zahir Tanin, i cili ka përgëzuar kryeministrin Kurti për fitoren e thellë në zgjedhje dhe për mandatin e fuqishëm që ka marrë në udhëheqje të Qeverisë.


Ai tha se prioritetet që ka shpalosur kryeministri Kurti si luftimi i pandemisë, lufta kundër korrupsionit, sundimi i ligjit, janë ato që reflektojnë kërkesat dhe shpresat e qytetarëve.

 Kryeministri Kurti ka njoftuar Tanin me situatën e pandemisë dhe masat që ka qenë e detyruar të marrë qeveria për të mbrojtur shëndetin publik. Ai tha se institucionet janë duke u angazhuar maksimalisht për sigurimin e dozave të tjera të vaksinës kundër COVID-19.

 Kryeministri Kurti dhe Tanin u pajtuan se në këto ditë të vështira të pandemisë që ka përfshirë globin, prioritet i çdo qeverie duhet të jetë shëndeti dhe jeta e njeriut.  Ata folën edhe për mbledhjen e radhës për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që do të mbahet këtë të martë.    

Lexo edhe

Video

error: