Kryeministri Albin Kurti i ka shprehur ngushëllime familjes së Sefadin Osmanajt, zjarrfikësit i cili vdiq më parë në krye të detyrës. Ai tha se vendi ka përjetuar një humbje të dhimbshme, për çka bëri apel kundër zjarrvënieve dhe për bashkëpunim me institucionet e vendit në reagim të menjëhershëm. Në adresim para fillimit të mbledhjes së qeverisë, shefi i ekzekutivit, Albin Kurti tha se se zjarrvëniet e qëllimshme janë vepra penale që dënohen me ligj. Ai bëri të ditur se Ministria e Shëndetësisë ka ndërmarrë sërish masa mbrojtëse, për ndryshimin e orareve të punës gjatë ditëve të nxehta.
Kryeministri Albin Kurti deklaroi se temperaturat e larta po rrisin rrezikun e zjarreve dhe përhapjen e tyre të shpejt. Një zjarrfikës ditë më parë ka humbur jetën në krye të detyrës në Krushevë të Klinës. Për zjarret, Kurti tha se dje ka diskutuar edhe me komandantin e KFOR-it.
Kryeministri Albin Kurti u ka bërë thirrje qytetarëve që të ju përmbahen rekomandimeve të institucioneve të shëndetësisë dhe të ju shmangen vapës së madhe. Po ashtu, ai ka ftuar institucionet publike dhe private që të zbatojnë në përpikëri këto rekomandime.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...