Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Kurti i ofron mbështetje Abazit në zgjedhjet në Shqipëri: Njeri me etikë të lartë pune

Kurti i ofron mbështetje Abazit në zgjedhjet në Shqipëri: Njeri me etikë të lartë pune

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka dhënë mbështetje kryetarit të qendrës së Vetëvendosjes në Shqipëri, Boiken Abazi, para zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen më 25 prill në këtë vend.


Kurti shkruan se Abazi është njeri me etikë të lartë punë e i pakorruptueshëm.

“Miku e bashkëveprimtari im, Boiken Abazi, garon për deputet në Tiranë. Boikeni është kandidat i pavarur, numri i tij në fletën e votimit është 13. E njoh Boiken Abazin prej shumë vitesh, e qysh prej 2010 ai ka mbajtur pozita të larta drejtuese në Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Së fundi udhëhoqi Sekretariatin për Marrëdhënie me Jashtë, dhe falë tij, sot organizata jonë është e njohur ndërkombëtarisht. Boikeni është njeri me etikë të lartë pune. I pakorruptueshëm, por edhe i palodhshëm. Ai është e kundërta e populistit, është njeri i fjalëve shumë të matura, sepse vazhdimisht dëshiron ta mbështesë qëndrimin me argumente të forta logjike. Boikeni përfaqëson vlerat e një socialdemokracie të re për Shqipërinë – larg pazareve me monopolistët, kundër pabarazisë neoliberale, dhe solidar me qytetarët, aktivistët, punonjësit, të papunët e studentët. Në fletën e votimit të Qarkut të Tiranës për zgjedhjet e 25 prillit e gjeni lehtë në fund të fletës, me numrin 13, aty ku shkruan ‘Kandidat i Pavarur Boiken Abazi”, ka shkruar Abazi.

Lexo edhe

Video

error: