Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Kurti i dërgon urim të gjatë Bidenit

Kurti i dërgon urim të gjatë Bidenit

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i ka dërguar një letër urimi presidentit të porsazgjedhur të SHBA-së, Joe Biden.

Në letrën e urimit, Kurti ka shprehur gëzimin e tij dhe të partisë që ai drejton për fitoren e demokratit Biden duke thënë se si ish-kryeministër dhe kryetar i partisë më të madhe shpreson që administrata je tij do të luajë një rol qendror në vënien e drejtësisë dhe transparencës në të gjitha aspektet e negociatave të vazhdueshme ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, me qëllim të avancimit të shpejtë të këtyre negociatave drejt qëllimit të njohjes së plotë dhe të ndërsjellë.

Kjo është letra e plotë e Kurtit dërguar presidentit Biden:

Letra e urimit për Presidentin e zgjedhur z. Joe Biden, që u pranua sot nga ekipi i tij

10 nëntor 2020

I nderuar President i Zgjedhur Biden,

Në emër të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, po ju shkruaj për t’ju përgëzuar sinqerisht juve dhe Senatoren Harris për zgjedhjen tuaj si President dhe Zëvendës Presidente e Shteteve të Bashkuara. Gëzohem për fitoren tuaj vendimtare, sidomos për shkak se kjo fitore ka ardhur pas një fushate të gjatë dhe të luftuar me mund. Jo vetëm thellësia dhe përmbajtja e ideve tuaja, por edhe mënyra dinjitoze se si jeni sjellë si kandidat, i kanë dëshmuar gjithë botës mirësjelljen tuaj njerëzore, si dhe një respekt të mirëfilltë për normat e ligjërimit demokratik.


Si ish Kryeministër i Republikës së Kosovës dhe Kryetar i partisë së saj politike më të madhe, dëshiroj gjithashtu të shpreh mirënjohjen time për historinë tuaj të gjatë të avokimit për të drejtat e njeriut të qytetarëve të Kosovës, si dhe për mbështetjen tuaj të pandërprerë për pavarësinë dhe njohjen e saj ndërkombëtare. Duke marrë parasysh këto përpjekje, shpresoj që administrata juaj do të luajë një rol qendror në vënien e drejtësisë dhe transparencës në të gjitha aspektet e negociatave të vazhdueshme ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, me qëllim të avancimit të shpejtë të këtyre negociatave drejt qëllimit të njohjes së plotë dhe të ndërsjellë.

Nuk mund të mos përmend se Lëvizja VETËVENDOSJE! ndan shumë nga të njëjtat vlera që ishin thelbësore në fushatën tuaj: sigurimi i kujdesit shëndetësor me cilësi të lartë për të gjithë qytetarët gjatë pandemisë COVID-19 dhe më tej; vendosjen e themeleve të nevojshme për një ekonomi më të gjelbër; sigurimi i mundësive të barabarta në arsim dhe punësim; dhe dhënia fund e korrupsionit dhe keqpërdorimit të pushtetit, në të gjitha format e tyre të ndryshme. Nga cilado pozitë në të cilën ndodhem gjatë mandatit tuaj si President, shpresoj të bashkëpunoj ngushtë me administratën tuaj për të ndihmuar në avancimin e këtyre idealeve të përbashkëta dhe në forcimin e mëtejshëm të lidhjes historike midis kombeve tona përkatëse.

Ashtu si ju, një nga paraardhësit tuaj më të dalluar, Presidenti i Zgjedhur Abraham Lincoln, nisi udhëtimin e tij për në Shtëpinë e Bardhë në një kohë shumë sfiduese për vendin – siç deklaroi ai në Fjalën Lamtumirëse në Springfield, “me një detyrë para meje më të madhe se ajo që Ëashington e ka pasur përballë.” Detyra me të cilën përballeni ju – dhe në të vërtetë, sfidat e shumta me të cilat përballen të gjitha kombet në këtë epokë të vështirë – janë po ashtu të mëdha. Edhe një herë, ju përgëzoj juve dhe Senatoren Harris për triumfin tuaj elektoral, i cili ishte vendimtar, dhe ju uroj gjithë suksesin në përballjen me këto sfida si President dhe Zëvendës Presidente e Shteteve të Bashkuara.

I juaji me respekt,   

Albin Kurti

Kryetar

Lëvizja VETËVENDOSJE

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: