Kurti i del në mbrojtje Muratit: Nuk e ka fyer Haradinajn, kërkoi sqarim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i doli në mbrojtje ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati pas debatit që pati me kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Kurti iu drejtua Haradinajt duke i thënë se është e vërtetë që Murati i ndërpreu fjalën atij, por nuk e ka fyer.

Derisa u shpreh i çuditshëm se si kreu i AAK-së po flet në emër të mësuesve.

“Është e vërtet që ministri, Murati i ndërhyu në fjalë derisa fliste deputeti Haradinaj, mirëpo ai nuk e ka fyer, në momentin kur zotëri Haradinaj tha se prej vitit 2018 nuk janë rritur pagat minstri Murati tha sa janë rritur në vitin 2018, dhe tash e sqaroj edhe vetë se pagat janë rritur 4% apo 14 euro, pra dëshiron një sqarim shtesë, por unë e kuptoj që nuk duhet t’i ndërhyjmë njëri-tjetrit por duhet ta pranojmë që ndërhyrja është dukuri në Kuvend nuk është përjashtim. Unë nuk flas për kurrfar armiq të brendshëm këto nuk janë as shprehi e as mënyrë e imja por ju posa e dëgjuat deputetin Haradinaj kur tha se mësuesit ta tregojnë qejfin kur t’i vjen vakti, mu duk shumë e çuditshme që deputeti Haradinaj flet në emër të mësueseve”, tha ai.


Kurti po ashtu tha se çmimet nuk janë rritur në mënyrë specifike vetëm për mësuesit dhe arsimtarët.

Derisa theksoi se në platformën garuese nuk e kanë pasur si subjekt politik rritjen e pagave por punësimin dhe drejtësinë.

“Çmimet nuk janë rritur në mënyrë specifike për mësuesit dhe arsimtarët, nëse në vetëshërbime apo markete siç po thuhet sot do të shkruante çmimet e rriturat vlejnë për arsimtarët dhe mësuesit ky do të ishte një problem specifik, arsyeshmëria e mësuesve edhe arsimtarëve edhe SBASHK, këshillit grevist ka qenë që çmimet janë rritur, çmimet janë rritur për të gjithë dhe për të gjithë ne kemi pakon e përballjes me inflacion. Problemi nuk ka qenë specifik, as në arsyeshmërinë  e tyre që i kanë shtuar kërkesat  dhe ndodhen në grevë, ata janë kategori e veçantë por problemi nuk është specifik, më tej tash është kohja se sa më shumë të gjithë ju dhe jo vetëm ju të merrni pjesë në diksutime publike për projektligjin për pagat sepse e tillë është faza..Secili prej nesh ka garuar me platforma elektorale  ne  kemi pasur punësim dhe drejtësi nuk e kemi pasur rritjen e  pagave pagat do të rriten, por nuk ka qenë zotim i yni elektoral çështja e pagave, ka qenë i ndonjë subjekti opozitar jo i yni. Pra ky është dallim i madh, duhet të më matni karshi zotimit që kam bërë jo karshi  zotimeve të opozitës që nuk është qeveri”, theksoi Kurti.

Shefi i ekzekutivit kosovar tha see pakoja për përballje me inflacionin është edhe si rezultat i trysnisë së Bashkimit të Sindikatave të Pavarura me greva. 

“Nuk bëhet fjalë për kurrfar synimi për triumfalizëm me datën 1 shtator në mbrëmje  e kemi takuar kryetarin e BSPK, Atdhe Hykolli dhe këshilltarin e tij, unë me ministrin tim të  Financave dhe ia kemi ofruar triumfin. Ta publikojmë bashkë pakon për përballjen me inflacion. Unë kam dashur që ata të bëhen pjesë  e fitores se është edhe rezultat i trysnisë së tyre pakoja që ne po bëjmë iu ka pëlqyer por nuk kanë pranuar pasi kanë dalur nga takimi e nuk e di me kë janë konsultuar. Atyre iu ka pëlqyer ideja që ne po sjellim pako për përballje me inflacion. Triumfin do ta kishte BSPK me datën 2 shtator e me atë rast të mos detyrohesha unë vetëm me ministri e financave ta publikoj pakon më 3 shtator”, tha ai. /B.Ibishi/

Lexo edhe

Video