Kurti fton Greqinë ta njohë Kosovën

Kurti fton Greqinë ta njohë Kosovën

Kryeministri Albin Kurti gjatë një adresimi në debatin e Greek House në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, ka thënë se shpreson që Greqia sa më shpejt t’iu bashkohet 22 shteteve të Bashkimit Evropian që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Duke folur për marrëdhëniet gjithnjë e më të mira dhe intensifikimin e bashkëpunimit, kryeministri Kurti tha se edhe takimet ndërmjet politikanëve të Greqisë dhe atyre të Kosovës janë shpeshtuar kohën e fundit. Ndërkohë që eksportet e Kosovës për në Greqi janë rritur 160 për qind.


“Afërsia gjeografike me Greqinë, por edhe kostoja e ulët e shpenzimeve krahasuar me vendet e Bashkimit Evropian, e bën Kosovën vend atraktiv për investime të kompanive greke”, tha kryeministri Kurti.  

Po ashtu, shprehu besimin se Greqia mund të bëhet lidere në përshpejtimin e përfshirjes së Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

Ndryshe, Greqia është njëra nga pesë vendet e BE-së, së bashku me Rumaninë, Spanjën, Sllovakinë e Qipron që vazhdojnë të mos e njohin Kosovën.

Lexo edhe

Video