Kurti fton bizneset japoneze për investime në Kosovë

Kurti fton bizneset japoneze për investime në Kosovë

Gjatë ditës së fundit të qëndrimit në Japoni, kryeministri Albin Kurti zhvilloi një bashkëbisedim me biznese të mesme dhe të mëdha japoneze në kuadër të Forumit Ekonomik të organizuar nga Instituti Japonez për Investime të Jashtme.

Në adresimin e tij hyrës, kryeministri Kurti fillimisht shprehu falënderimin për mbështetjet e vazhdueshme që ka dhënë Japonia në zhvillimin e shumë sektorëve me rëndësi në Kosovë.

Përfaqësuesit e bizneseve në këtë forum, u njoftuan me zhvillimet e fundit në Kosovë dhe me indikatorët më të fundit ekonomik dhe demokratik të vendit.

Kurti prezantoi para tyre karakteristikat kryesore të vendit dhe pse ato e bëjnë Kosovën vend tërheqës për investime të huaja.


Ata ndër të tjera veçuan pozitën gjeografike të Kosovës, popullsinë e re dhe fuqinë punëtore të re dhe të talentuar.

Kryeministri Kurti i ftoi bizneset që ta vizitojnë Kosovën dhe të hulumtojnë mundësitë e investimeve që vendi ynë ofron.

Lexo edhe

Video