Kurti: Fondet e MCC i kemi orientuar në projekte tjera energjetike

Kryeministri Alnin Kurti i është përgjigj opozitës në kritikat për projektin e gazsjellësit amerikan i paraparë në fondet e MCC-së.

Ai ka thënë se fondet e MCC-së nuk ndërlidhen me realizimin e projektit për gazin, ndërsa ka shtuar se Qeveria e Kosovës, ka marrë vendim që fondet e MCC-së të përdoren për projekte të tjera në sektorin energjisë.

“Qeveria e Kosovës që nga fillimi i mandatit ka punuar intensivisht për t’i analizuar mundësitë e ndërtimit të gazsjellësit që do ta lidhe Kosovën e me Maqedoninë e veriut, I cili pastaj vazhdon nga ky shtet në Greqi e ku lidhet më pastaj me TAP-in gjatë kësaj periudhe ne kemi punuar posaçërisht për t’i qartësuar disa çështje. Koston e komponentëve të ndryshme të instruktuarës, mënyrën e financimit dhe sa do të duhej të marrim kredi si shtet, përdorimet potenciale të gazit dhe nga kush. Entitetin dhe kushtet e përdorimit të termocentralit eventual me gaz dhe ndikimin e prodhimit të energjisë elektrike nga gazi në çmimet e  energjisë… 22 vjet nuk ka pasur vendime të mëdha për energjinë, edhe ne në pak muaj të marrim një vendim për 22 vjetët e ardhshme është jo serioze nëse ngutemi dhe papërgjegjësi nëse nxitohemi. Prandaj, ne jemi siguruar që vendimet të jenë sa më shumë të informuara duke marrë parasysh në radhë të parë përfitimet dhe çmimin që paguajnë bizneset dhe qytetarët që janë taksa paguesit tanë. S’e kur ta marrim gazin dikush duhet me paguar, e paguan qytetari i Kosovës… Është marrë vendim që fondet e MCC të përdoren për projekte të tjera në sektorin energjisë”, tha ai.

Për këtë ka reaguar kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i cili tha se është lajm i keq kur kryeministri devijon fondet e MCC-së.


Madje Haradinaj ka pyetur Kurtin për qëllimin e këtij devijimi, i cili shpreh dyshimin edhe për deklaratën e zëvëndëkryeministrit Besnik Bislimi për gazin rus.

“Sapo kryeministri tha se ka vendosur që fondet e MCC-së, me I orientuar ën aspekte të tjera të energjisë. Imagjinoni sa lajm I keq për Kosovën. Pas tri vjet pune intensive dhe dakordimit që në nëntor me ndodhur investimi në gazsjellësin amerikan, kryeministri na njoftoj se ky ka vendosur në emër të Kosovës, pra ky ka vendosur me I devijuar ato fonde. Ende si ka marrë ato para. Por, kryeministër a mundeni me na tregua se kur keni me na sjell gaz në Kosovë më lirë se sa me 200 milionë dollarë para falë të Amerikës. Pra kur keni me arrit ma ia sjellë Kosovës gazin më lirë se tash? Me para të Kosovës doni me bërë këtë, apo e keni alternativën diku tjetër? Pse zëvendëskryeministri e ka quajtur këtë projekt gaz rus. Tregoni ju lutemi pse I merrni këto vendime?”, ka pyetur Haradinaj.

Kurti ka thënë se Qeveria nuk ka vënë kushte sa i përket këtij projekti e as MCC nuk ka vënë kushte.

“Së pari fizibiliteti bëhet që të kuptohet se kur çka është më së miri. Tjetra, ne e kemi qartësuar disa herë, granti nuk është humbur e as nuk ka qenë rrezik të humbet në asnjë moment. Granti prej 200 milionë dollar nuk është ndarë për infrastrukturë specifikisht. Meqenëse ky opsion ka qenë duke u studiuar, se përndryshe i kishim humbur fondet. Ne kemi vendosur që grantin ta shfrytëzojmë për investime të tjera. Qeveria nuk ka vënë kushte sa i përket këtij projekti e as MCC nuk ka vënë kushte. Ky ka qenë dhe mbetet një partneritet mes Qeverisë dhe MCC… Kriza energjetike botërore e cila parashikohet nga ekspert se do ta zgjasë deri në mesin e vitit tjetër, nuk ka asgjë të bëj me këtë projekt e as me gazin… Kur farë parash nuk kanë pasur të vijnë në nëntor nuk është vërtet që fondet janë ose gaz ose hiq”, tha Kurti.

Lexo edhe

Video

error: