Kurti falënderon kryetarin e Leposaviqit: Po tregon qëndresën shembullore për rend e ligj
Lajme
Lexohet për: 2 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar se kryetari i komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, për çdo ditë i merr mesatarisht nga dhjetë kërkesa të ndryshme prej shumë anëve që ky të dalë prej zyres së tij.

Kurti duke treguar se ai është vëllai i dëshmores së UÇK-së, Fatime Hetemi, ka falënderuar Lulëzim Hetemin për qëndresën e tij shembullore për Republikën e Kosovës dhe rend e ligj.

“Çka s’i thonë: disa e marrin me të mirë, disa jo më të mirë, e disa të dyja këto njërën pas tjetrës. Lulzim Hetemi është vëllau i dëshmores Fatime Hetemi (që ra heroikisht si ushtare e UÇK-së bashkë me Fehmi e Xhevë Lladrovcin më 22 shtator 1998). E falënderoj Kryetarin Lulzim nga zemra për qëndresën e tij shembullore për Republikën e Kosovës dhe rend e ligj”, ka shkruar Kurti.

Përndryshe, është raportuar se Lulëzim Hetemi që nga e premtja e 26 majit, ka qëndruar në zyrën e tij në Komunën e Leposaviqit.

https://kosovapress.com/admin/sulmohen-gazetaret-me-gjesende-te-forta-ne-leposaviq/

Protesta e serbëve po vazhdon edhe në këtë komunë, edhe pse me numër simbolik. Ata po kërkojnë mosushqimin e detyrës nga ana e kryetarit të zgjedhur në objektin e komunës dhe largimin e zyrtarëve policorë, të cilët po ofrojnë siguri për Hetemin.

https://kosovapress.com/admin/mbi-dhjete-media-sulmohen-ne-leposaviq/
https://kosovapress.com/admin/bllokohen-rruget-ne-hyrje-dalje-te-leposaviqit/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024