Kurti: Është koha të respektohet Marrëveshja Bazike dhe të qetësohet situata në veri

Kurti: Është koha të respektohet Marrëveshja Bazike dhe të qetësohet situata në veri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se është koha që të zbatohet Marrëveshja Bazike e arritur në Bruksel dhe të qetësohet situata në veri të vendit.

Ai ka bërë të ditur se ka zhvilluar një bisedë me ministrin e Jashtëm të Italisë, Antonio Tajani, me të cilin tha se janë pajtuar për këto çështje.


“Pata një bisedë telefonike me ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Antiono Tajani sot. Të dy ramë dakord se është koha që të zbatohet Marrëveshja Bazike dhe të qetësohet situata në veri”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Lexo edhe

Video