Kurti e pret në zyrë policin i cili e kishte arrestuar para 16 vjetësh

Kurti e pret në zyrë policin i cili e kishte arrestuar para 16 vjetësh

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në zyrën e tij stafin e lartë menaxhues të Policisë së Kosovës.

Në mesin e tyre ishte edhe Besart Ahmeti, shef i Njësisë Speciale Operative, i cili ishte udhëheqës i operacionit në veri.


Kurti në një postim në Instagram tha se Ahmetin e ritakoi pas 16 vjetësh teksa ka ndarë edhe një fotografi kur Ahmeti e kishte arrestuar Kurtin atë kohë gjatë një proteste të Vetëvendosjes.

“Në zyrën time në Kryeministri, sot prita ministrin e Brendshëm dhe udhëheqës të lartë të Policisë së Kosovës. Në mesin e tyre ishte edhe Besart Ahmeti, të cilin e ritakova nga afër pas 16 vjetëve. Kapiteni Ahmeti ka udhëhequr profesionalisht policë të njësisë speciale në Bërnjak dhe ka zhvilluar shkëlqyeshëm negociata në terren atje. Nuk ia shtrënguam dorën njëri-tjetrit, për shkak të pandemisë.

Lexo edhe

Video

error: