Kurti: E pranojmë propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve

Kurti: E pranojmë propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti  pas takimit të sotëm me emisarin e posaçëm të dialogut, Miroslav Lajçak ka thënë se ne e pranojmë propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë dhe e konsiderojmë si një bazë të mirë për diskutime të mëtutjeshme, si dhe një platoformë solidë për të ecur tutje .

Përmes një cicërime në rrjetin social “Twitter”, Kurti ka thënë se si qeveri e pranojnë planin franko-gjerman, duke shtuar më pas se ka bazë të mirë për negociata të mëtutjeshme.


“Bashkëbisedim i mirë me përfaqësuesin special të BE-së, Miroslav Lajcak në një drekë pune në Prishtinë. Ne e pranojmë propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë dhe e konsiderojmë si një bazë të mirë për diskutime të mëtutjeshme, si dhe një platoformë solidë për të ecur tutje”, ka shkruar ndër tjerash Kurti.

Lexo edhe

Video

1 Koment

  • […] Kurti: E pranojmë propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Lajçak: Çdo marrëveshje që është nënshkruar duhet të zbatohet ​Kurti ia tregon Lajçak kushtet e tij për themelimin e Asociacionit Kurti njofton ambasadorët e akredituar lidhur me 6 pikat për Asociacionin […]

Komentet janë të mbyllura.