Kurti e Osmani bëjnë homazhe në Krushë të Vogël: Ky vend është një shembull i gjenocidit të Serbisë në Kosovë

Kurti e Osmani bëjnë homazhe në Krushë të Vogël: Ky vend është një shembull i gjenocidit të Serbisë në Kosovë

Kryeministri Albin Kurti dhe pretendejta për presidente, Vjosa Osmani në 22 vjetorin e masakrave bënë homazhe në Krushë të Madhe dhe në Krushë të Vogël.

Nga aty u tha se edhe 22 vjet pas plagët janë të hapura për krimet që kreu Serbia ndaj popullit të Kosovës. Kurti ritheksoi se qeveri do të angazhohen për drejtësinë ndaj familjeve, të rënëve e dëshmorëve që ranë për lirinë e vendit


“Erdhëm në Krushë të Madhe e në Krushë të Vogël në mënyre që të bëjmë nderim për dëshmorët dhe të pagjeturit, të cilët janë një plagë e hapur për familjarët dhe shoqërinë tonë. Ky është një shembull i gjenocidit të Serbisë në Kosovë, kur ajo ushtronte terror mbi neve që të na shporrë nga toka jonë që nuk ua ka dashur askujt të keqen. Si qeveri do të angazhohemi si askush tjetër për drejtësi, për familjet e të vrarëve, humbjet që i kemi, për dëshmorët dhe martirët që paguan aq shtrenjtë për lirinë tonë”, tha ai.

Deputetja njëherit edhe pretendentja për presidente të vendit, Vjosa Osmani tha se nuk do të ndalen se kërkuar që të vihet drejtësia në vend për krimet që kreu Serbia në luftën e fundit në Kosovë.

“Kurrë nuk do të ndalemi në përpjekjet institucionale që drejtësia të vihet në vend […]do ta ngrisim zërin në çdo takim brenda e jashtë vendit dhe do të kërkojmë nga ajo përgjigje për cdo cështje që ajo po kërkon koncesion”, tha ajo

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.