Kurti e Latifi u pritën në takim nga drejtuesit e New York Medical College

Kurti e Latifi u pritën në takim nga drejtuesit e New York Medical College

Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, gjatë vizitës në Nju Jork, u pritën në takim nga drejtuesit e New York Medical College, zëvendëspresidenti Salomon Amar, zëvendëspresidenti për Çështje Qeveritare, Robert Amler dhe zëvendëspresidenti i lartë, Michael Newman. 


Në takim u diskutua mbi mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme të shëndetësisë siç janë menaxhimi i shëndetësisë dhe programet e shëndetit publik, arsimimi shëndetësor dhe trajnimi në fusha të ndryshme, si trauma dhe menaxhimi i katastrofave dhe emergjencave.

U bisedua edhe mbi mundësinë e shkollimit të studentëve nga Kosova në këtë kolegj dhe për zhvillimin e projekteve të përbashkëta në punën hulumtuese-shkencore e në bioteknikë, thuhet në komunikatë.​

Lexo edhe

Video