Kurti e Haradinaj përplasen për veriun e vendit

Përplasje në seancën e Kuvendit ka pasur në mes të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ku ky i fundit adresoi kritika për veprimet e qeverisë që lidhën me situatën e fundit në veri të vendit. Pas kësaj, Kurti i ka thënë Haradinajt që të mos shesë moral meqë, sipas Kurtit, e njohin mirë.

Kurti ka thënë se nuk ka pasur luftim të korrupsionit e krimit të organizuar asnjëherë siç po ndodh aktualisht me qeverinë e drejtuar nga ai.

“Dhe më lejoni të ua them me përgjegjësi të plotë se kurrë nuk ka pasur më shumë luftim të krimit e korrupsionit në veri e mbyllje të rrugëve ilegale sesa tash. A e kemi realizuar qëllimin, jo, por luftim të krimit e të korrupsionit më shumë se tash nuk ka pasur kurrë. Dhe për ta treguar më qartë këtë, vetëm ta keni parasysh që para 4 viteve kryekrimineli atje që është sot është pritur në zyrën e kryeministrit në Prishtinë, sot ka fletë arrest dhe është në listën e zezë të Thesarit amerikan, ky është dallim shamë i madh, bile nuk është as në veri të Kosovës, është në Serbi, a ka ardhur ne veri të Kosovës për një video, ky është dallim i madh prandaj ju lutem mos më shisni moral e patriotizëm se ju njohim mirë”, ka thënë Kurti.

Përsëri ka reaguar ish-kryeministri Haradinaj sipas së cilit Kurti nuk mund t’i marrë meritat e veprimeve të amerikanëve për listë të zezë.


Ai e ka quajtur Kurtin “good guy” dhe sipas tij i njëjti është tërhequr prapa nga veriu i Kosovës.

“Kryeministri tha ‘mos shit moral’ vërtetë nuk kam kujt me i shitë se i kisha shitë, atij që është bërë ‘good guy’ nuk e di çfarë drejtimi me i shitë moral ose me çfarë vlerash për shkak se ‘good guy’ nuk di me ju shitë moral, di me disa njerëzve që janë më të vërtetë dhe që e dinë çka po duan, edhe me ju shitë moral edhe me t’ju ndihmoj atyre që arritën ‘good guy’ është problem me ju shitë moral. Mos merr merita për listën e zezë, kush ka hy në listë të zezë, sepse atë e ka bërë Amerika, tregona çka po bëhet me Rakiqin tënd, njëjtë si ai tjetri është, ti jem me të në tavolinë”, ka thënë Haradinaj.

Ndërsa në kundër replikën e tij, Kurti ka thënë se nuk ka koalicion me Listën Serbe.

“Ju e dini shumë mirë u në kam qenë gjithmonë ‘good guy’, gjithmonë kam qenë ‘good guy’, pra absolutisht unë nuk ju kuptoj çfarë vlera paska mos me qenë ‘good guy’, pra kam besuar në atë që e kam thënë dhe kam vepruar sipas asaj që kam besuar, kjo të bënë ‘good guy’. Kur është situata tejet e rrezikshmet për shtetin e kombin kam bërë veprime radikale, por tash nuk është ajo situatë, unë nuk jam radikal për nga karakteri por për nga tema. Kur Kosova rrezikohet me shkëmbim territorial e ndarje, kur Kosova rrezikohet me falje të 8 mijë e 200 hektarëve, kur Kosova rrezohet me ‘Zajednica’, normalisht që jam radikal, por sot nuk është kjo situatë, nuk ka nevojë”, ka thënë Kurti.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.