Kurti e falënderon për bashkëpunimin komandantin e KFOR-it, Federici

Kurti e falënderon për bashkëpunimin komandantin e KFOR-it, Federici

Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla kanë pritur në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it, gjeneralmajori Franco Federici.


Kurti e falënderoi komandantin Federici për kontributin në thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe bashkërendimin e veprimeve ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe KFOR-it, në shërbim të sigurisë së të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Kryeministri Kurti shprehu mirënjohje për punën dhe rolin e rëndësishëm të komandantit të KFOR-it gjatë gjithë mandatit të tij në qëllimin e përbashkët për ruajtjen e sigurisë në Kosovë.

Lexo edhe

Video

error: