Kurti e Daka diskutojnë për zgjedhjet në Podujevë

Kurti e Daka diskutojnë për zgjedhjet në Podujevë

Kryeministri në detyrë i Kosovës,  Albin Kurti sot priti në takim kryetaren e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), Valdete Daka.

Në këtë takim u diskutua për funksionimin e këtij institucioni dhe ngritjes së bashkëpunimit në çështjet që ndërlidhen me Qeverinë.

Ndonëse në kohë pandemie, KQZ është e gatshme të ushtrojë autoritetin e saj publik institucional.


Daka e njoftoi kryeministrin në detyrë Kurti, që përgatitjet për zgjedhjet për kryetar të komunës së Podujevës edhe pse janë ndërprerë, me vendimin e marr më 14 mars të këtij viti, një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve, për mos-mbajtjen e tyre, KQZ është e gatshme që ta mbajë këtë proces zgjedhor.

Ndërsa kryeministri në detyrë Kurti e njoftoi Valdete Dakën, për lirimin e masave që po i ndërmerr Qeveria ndaj COVID-19, duke thënë se koordinimi ndërinstitucional dhe respektimi i rekomandimeve të institucioneve shëndetësore nga qytetarët, kanë dhënë rezultatin e tyre.

Kurti në këtë takim shprehu gatishmërinë e tij dhe të Qeverisë për forcimin e bashkëpunimit me KQZ-në dhe nevojën që ka vendi për zhvillimin demokratik të institucioneve përmes transparencës dhe pavarësisë së tyre.

 

Lexo edhe

Video